Luka Modric përshëndet tifozët e Real Madridit: Kujtime të paharrueshme, do t’ju mbaj gjithmonë në zemër
Pas më shumë se një dekade të mbushur me trofe dhe emocione, Luka Modric ka vendosur të mbyllë kapitullin e tij të lavdishëm me Real Madridin. Mesfushori kroat ka publikuar një letër prekëse drejtuar tifozëve, ku shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe dashurinë e marrë gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll.
“Momenti që nuk doja të vinte kurrë ka mbërritur. Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në ‘Santiago Bernabeu’,” shkruan Modric.
Modric thekson se luajtja për Realin i ndryshoi jetën si futbollist dhe si njeri. Ai ndjehet krenar për kontributin në një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit, duke falënderuar presidentin Florentino Perez, shokët e ekipit, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite.
Në letrën e tij, mesazhi më i fortë i dedikohet tifozëve të Real Madridit: “Kam përjetuar momente magjike – përmbysje të pabesueshme, finale emocionuese, festa të paharruara… Por ajo që do ta mbaj gjithmonë në zemër është dashuria juaj. Nuk di si ta përshkruaj lidhjen që kam ndjerë me ju dhe sa shumë më keni dashur.”
Modric përmbyll letrën e tij me fjalë të mbushura me emocione: “Po largohem me zemrën plot krenari, mirënjohje dhe kujtime të pashlyeshme. Edhe pse pas Kupës së Botës për Klube nuk do të vesh më këtë fanellë në fushë, do të jem gjithmonë një madrilen.”
KOHA JONË SONDAZH

