Luka Modriç, rikthimi për ndeshjen e kthimit të Champions ndaj Shalkes

Luka Modriç ka mbetur jashtë fushave të futbollit që prej 16 nëntorit të shkuar, kur pësoi një dëmtim të rëndë, në sfidën eliminatore “Euro 2016”, mes Italisë dhe Kroacisë, dhe mund të rikthehet të luajë muajin e ardhshëm. Të gjithë tifozët e Realit prisnin një riaftësim më të shpejtë të mesfushorit të tyre por 28- vjeçari sipas të gjitha gjasave do të zbresë sërish në fushë 10 mars, në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 të Champions League ku Los Blancos do të jenë përballë Schalke 04. Fillimisht u përfol për një rikthim të Modriç gjatë këtij muaji por mesa duket kalvari do të vazhdojë.  Ish lojtari Tottenhamit aktualisht stërvitet i vetëm në palestër dhe po pret miratimin e stafit mjekësot që është marrë me çështjen e dëmtimit të tij për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Por edhe pse dëmtimi nuk po përparon ashtu siç  duhet mediat spanjolle bëjnë me dije se mesfushori kroat është shumë i qetë. Që të riaftësohet plotësisht Modriç nuk do të marrë përsipër asnjë rrezik. Mesfushori 28-vjeçar ka qenë një lojtar kyç për Realin e Madridit gjatë gjithë kësaj periudhe, madje me mungesën e tij trajneri Carlo Ancelotti e ka pasur shumë të vështirë të gjejë ekuilibrin e nevojshëm në mesfushën e Los Blancos. Luka Modriç u transferua nga Tottenhami te Reali i Madridit në verën e vitit 2012, për 39 milionë euro. Deri tani ai numëron 121 paraqitje me fanellën e skuadrës merengues dhe  ka shënuar edhe 7 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?