Lukaku i ngadaltë? Sulmuesi i befason të gjithë me testet e shpejtësisë
Romelu Lukaku mbrëmjen e djeshme i ka surprizuar të gjithë më një postim në rrjetet sociale. Sulmuesi belg cilësohet si një sulmues potent, por disi i ngadaltë në veprimet e tij.
Këtë gjë nuk e ka pranuar qendërsulmuesi, i cili ka postuar në profilin e tij testet e shpejtësisë të bëra në stërvitje. Ai renditej i dyti në testin e shpejtësisë me 36.25 kilometra në orë, pas Dioego Dalot, i cili renditej i pari me 36.43 km/orë.
Ky veprim ka mërzitur së tepërmi një nga shokët e ekipit, Luke Shaë, i cili reagoi: Ata (klubi) më kërkoi që të jepja 70 për qind, mos më bëj që të flas për ty (referohet Lukakut). Sulmuesi belg e ka fshirë menjëherë postimin, por mediat angleze nuk u ka shpëtuar. /R.Lika-Koha Jone/