Lukaku: Me Conten nuk dorëzohem kurrë, ja çfarë më bëri pas një ndeshje
Romelu Lukaku është bërë protagonist që në sezonin e tij të parë në Seria A te skuadra e Interit. Një ndër dëshirat e mëdha të Contes gjatë verës, ka arritur që t’ia shpërblejë besimin duke shënuar deri më tani 14 gola në 20 javë kampionat. Por cili është sekreti i ringjalljes së belgut?
“Conte të jep më shumë kurajo, me të nuk heqim dorë kurrë. Më duhet të gjeja veten. Ai është një nga ata trajnerët që i pëlqen të t’i thotë gjërat në sy. Më kujtohet një ndeshje në Champions League kundër Slavias së Pragës kur luajta vërtet keq. Ai më shau përpara ekipit.
Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierën time. Ai më tha se do të më largonte pas pesë minutash nëse vazhdoja kështu. Më pas luajtëm derbin ndaj Milanit duke bërë një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Më dha besim, por edhe më zgjoi njëkohësisht. Ai e bën këtë gjë me të gjithë, pavarësisht se kush je. Të gjithë janë të barabartë: Kur punon shumë, stërvitesh edhe luan. Nëse nuk e bën do të thotë që nuk luan.
Vitin e kaluar ishte e vështirë për mua nga pikëpamja profesionale, sepse gjërat nuk shkuan ashtu siç doja. Duhej të gjeja brenda meje atë që mungonte dhe arrita në përfundimin se ishte koha e duhur për të ndryshuar ambient.
Vendimin e mora në mars dhe shkova të bisedoja me drejtuesit. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur. Manchester United afroi futbollistë më të rinj, ndaj besoj se ishte një zgjedhje e mirë për të dyja palët”, deklaroi Lukaku për mediat britanike. /R.Lika-Koha Jone/