Lukaku përfundon në orbitën e Guardiolës, Inter mund të pranojë ofertën

Interi ka probleme të mëdha financiare, që mund ta detyrojnë që të heq dorë nga një prej futbollistëve kryesor.  Nëse kjo nuk ndodh, në verë drejtuesit e Interit mund të sakrifikojnë pikërisht Romelu Lukakun i cili kërkohet me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolës.

Blerja e kartonit të belgut nga Manchester United në verën e vitit 2019, i kushtoi Interit 74 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh dhe klubi zikaltër nëse vendos ta shesë mund të kënaqet vetëm nga një ofertë që varion nga 100 deri në 120 milionë euro, shifrat këto shumë të larta në kohë pandemie.

Nga City i Guardiolës do të largohet Sergio Aguero dhe Lukaku shikohet si zëvendësuesi ideal i argjentinasit edhe pse pëlqehet edhe norvegjezi i Dortmund Erling Haaland, por për këtë të fundit duhet fituar gara me Real Madridin.

SHKARKO APP