Lukaku projekton rikthimin në fushë ndaj Juventusit

Napoli vijon të vuajë pasojat e një infermierie të tejmbushur teksa përgatitet për sfidën tejet delikate në “Olimpico” kundër Romës kryesuese. Sipas raportimeve të Sky Sport, situata për trajnerin Antonio Conte mbetet e komplikuar, me mungesa të rëndësishme në një moment vendimtar të sezonit.

Romelu Lukakun, i mbetur jashtë fushave që prej mesit të gushtit, ka objektiv të qartë datën 7 dhjetor: sfidën ndaj Juventusit në “Maradona”. Napoli shpreson ta ketë në dispozicion pikërisht për atë përballje, edhe pse gjithçka do të varet nga progresi i lojtarit dhe ndjesitë e tij gjatë javëve të ardhshme.

Këto rrethana i imponojnë Contes zgjedhje të detyruara dhe pak hapësirë për rotacion, pikërisht kur e pret një nga provat më të vështira që nga marrja e drejtimit të skuadrës së Të Kaltërve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?