Lukaku rikthehet i buzëqeshur tek Interi: Jam shumë i lumtur!
Pas Kristjan Aslllanit tek skuadra e Interit për të kryer vizitat mjekësore ka mbërritur edhe Romelo Lukaku. Sulmuesi belg rikthehet tek zikaltërit vetëm një sezon pasi u largua tek Chelsea për 100 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer”, është shprehur Lukaku në një prononcim të shkurtër për mediat italiane.
Sulmuesi belg do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për një sezon, teksa Interi ka paguar 10 milionë euro për huazimin e tij nga Chelsea. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

