Lumë kritikash e talljesh për Granit Xhakën pas humbjes së penalltisë

Zvicra u eliminua nga Euro 2016 pas gjuajtjeve nga pika e penalltisë. Ndeshja në 90 minuta përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishte një tjetër shqiptar ai që rezultoi pozitiv për zvicerianët. Shaqiri mbajti dhe për 40 minuta të tjera zviceranët në lojë.

Por nga pika e penalltisë i vetmi lojtar që dështoi të shënonte gol ishte Granit Xhaka.

“Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Arsenalit nga sezoni i ri”, kanë filluar talljet me të.

“Xhaka  i përshtatet fiks Arsenalit”, “Ja pse ky lojtar u bë pjesë e Topçinjve”, “I lindur për të qenë tek Arsneali”, janë disa nga komentet në Twitter kundër tij.

SHKARKO APP