Lyon fikson çmimin e talentit që kërkohet me ngulm nga Juvja dhe City

Juventusit, Manchester City e Paris Saint Germain janë në garë për të siguruar shërbimet e talentit të Lyon, Houssem Aouar. Për të mposhtur konkurrencën e ekipeve të tjera, bardhezinjtë i kanë propozuar klubit francez marrjen në huazim për dy vjet të lojtarit për ta blerë më pas për shumën e 45 milionë eurove.

Kontrata e 21-vjeçarit me Lyon skadon në 2023-shin, por mesfushori mund të largohet që këtë verë nga francezët për t’u transferuar pikërisht te ekipi i tij i preferuar Juventusi.

Por duket e vështirë që bradhezinjtë ta marrin lojtarin në huazim, pasi klubi francez ka fiksuar shifrën e 50 milionë eurove për ta lënë të lirë në fund të këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?