Lyon fiton apelin, do të mbetet në Ligue 1 në sezonin e ardhshëm

Lyon do të vijojë të luajë në Ligue 1 sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar me sukses apelimin ndaj vendimit për zbritjen administrative në Ligue 2. Sipas gazetës prestigjioze franceze L’Équipe, Komisioni i Apelit pranë DNCG-së (organi që mbikëqyr aspektet financiare të klubeve në Francë) ka pranuar argumentet e paraqitura nga drejtuesit e klubit.

Dy javë më parë, DNCG kishte vendosur zyrtarisht që Lyoni të zbresë në Ligue 2 për shkelje të rënda financiare. Vendimi rrezikonte jo vetëm pjesëmarrjen në elitën e futbollit francez, por edhe në Kupat e Europës, pasi klubi përfundoi në vendin e gjashtë në Ligue 1 dhe siguroi një biletë për Europa League.

DNCG ka vendosur kufizime të reja për klubin, përfshirë kontroll të rreptë mbi pagat dhe buxhetin e transferimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?