M.City fiton super sfidën ndaj Chelsea-t, Aston Villa befason në fund United (VIDEO)
Mancheter City arrin të marrë një fitore të madhe 1-0 në super duelin e javës së 6-të të Premier League kundër Chelsea-t. Në ‘Stamford Bridge” skuadra e Guardiolës bën ligjin duke dominuar në 45 minutat e para, por rrezikoi pak herë në portën kundërshtare.
Në fillimin e pjesës së dytë, pas një rrëmuje në zonë Gabriel Jesus e dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijim. Loja bëhet edhe më e bukur pas golit, me Chelsea-n që nuk mendon vetëm për tu mbrojtur. Kovacic kishte një mundësi të barazuar, por në krahun tjetër Grealish dhe Gabriel Jesus nuk arritën që të dyfishonin shifrat.
Në sfidën tjetër Aston Villa shokon United, duke e mundur 1-0 në fundin e ndeshjes. Cristiano Ronaldo këtë herë nuk arriti që të shënojë, ndërkohë që De Gea si gjithmonë ishte protagonist me pritjet e tij fantastike. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Kortney Hause realizoi golin e fitores për Astonë Villën. Bruno Fernandes në shtesë humbi një penallti. /R.Lika-Koha Jone/