Macron presion Merkel-it për mbylljen e Bundesligës? Ja si përgjigjet Kancelarja

Ligue 1 në Francë është mbyllur përfundimisht, ndërkohë që në orët e fundit nuk kanë munguar thashethemet se presidenti i France, Emmanuel Macron i ka kërkuar Kancerales Angela Merkel që të bëjë të njëjtën gjë në Bundesligë.

Duke ju përgjigjur një gazetari, kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë: “Jo, kemi kontakte të vazhdueshme me Macron, por nuk kemi folur asnjëherë për këtë gjë”.

Sipas mediave gjemane të gjithë futbollistët e ekipeve të Bundesliga-s dhe Bundesliga 2 (36 skuadra) do t’i nënshtrohen dy tamponave. Sipas llogarive të shtypit gjerman, nëse rinisja do të vijë më 9 maj, do të duhen 20 mijë teste. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP