Magani “me dhimbje koke”, Tirana ende pa stadium e pret Kukësin edhe pa Bakajn
Si të mos mjaftonte humbje me Skënderbeun, ndaj një rivali direkt për titull, Tirana e sheh veten në telashe para ndeshjes së ditës së djelë përballë Kukësit. Për trajnerin Gugash Magani në prag të takimit me Kukësin, që kryeson garën, pesë pikë bardhebluve, përveç mungesave të sigurta të Jetmir Sefës dhe Selemani Ndikumanës, të s’kualifikuar, bardheblutë mund të vuajnë edhe mungesën e lojtarit të tyre kryesor, Elis Bakaj, i cili u dëmtua gjatë pjesës së parë në Korçë dhe ende nuk është rikuperuar. Fantazisti nuk është stërvitur me grupin gjatë ditës së sotme dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë as të dielën. Kjo ndeshje ende nuk përcaktuar se ku do të luhet. Tirana pret sot konfirmimin e stadiumit “Qemal Stafa”, dhe në rast të kundërt ka dy alternativa, stadiumin e Durrësit dhe atë të Peqinit. Por në Durrës, Kukësi ka më tepër tifozë që kanë ardhur vitet e fundit në këtë qytet, ndërsa në Peqin vendasit do të përkrahin ekipin e drejtuar nga trajneri Gugash Magani, një emër i shquar i futbollit peqinase ndër vite.
Kategoria Superiore
Java e 26-të – të djelën
Flamurtari –Skënderbeu 17:00
Elbasani- Laçi 14:00
Apolonia-Teuta 14:00
Vllaznia-Partizani 17:00
Tirana- Kukësi 17:00
KOHA JONË SONDAZH

