“Magjistari” Salah udhëheq Liverpoolin drejt titullit, triumfojnë ndaj Watford (VIDEO)

Liverpooli hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 2-0 ndaj Watford, duke marrë fitoren e 16-të nga 17 ndeshje në total (ka vetëm një barazim).

Dy golat të Salah ishin të mjaftueshme për të kuqtë, që vijojnë të luajnë një futboll të bukur dhe të dhurojnë spektakël. Egjiptiani u bë fillimisht protagonist duke simuluar në zonë, ndërkohë që në minutën e 38-të shënoi një gol shumë të bukur me të djathtën në hyrje të zonës, pas një shmangie me finte.

Mane dyfishoi shifrat në fillimin e fraksionit të dytë, por goli do të anulohej me VAR për pozicion jashtë loje. Në minutën e 90-të, fati është me Salah, pasi goditja e Origit shkon në këmbët e tij, dhe me një finte të lehtë e shtyn për në fundin e rrjetës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP