Maguire u përlesh me një bandë shqiptare, një biznesmen i qëlloi me thikë motrën

Dalin detaje të reja nga sherri i Harry Maguire në Mykonos në Greqi. Futbollisti i Machester United mësohet se është konfirkuar me një grup të rinjsh ndërkohë që një biznesmen shqiptar goditi me thikë në krah motrën e 27-vjeçarit, Dejzi, pasi kjo e fundit refuzoi të kalonte kohën me të.

Tabloidi i njohur shton se Maguire është hedhur në sulm menjëherë teksa në ndihmë të biznesmenit shqiptar (emri të cilit ende nuk bëhet i ditur) u përfshinë dhe disa bashkëkombës të tij.

Futbollisti anglez më pas tentoi të çonte në spital motrën e tij me taksi, por u konfliktua dhe me një polic, i cili ishte veshur civil. Më pas ai u ndalua nga policia greke dhe kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për: agresion, prishje të qetësisë publike, dhënie ryshfeti për policinë.

Një grup afër Harry u panë duke u ngritur në këmbë

Motra e Maguire Daisy thuhet se është afruar nga një grup burrash shqiptarë

Maguire shoqërohet nga oficerët e policisë në stacionin e policisë në ishullin Egje

SHKARKO APP