Maguire zbulon sekretin e fitores spektakolare ndaj Arsenalit

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka folur pas fitores dramatike 3-2 ndaj Arsenalit në “Emirates”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Premier League, duke theksuar faktorët kyç që sollën suksesin e “Djajve të Kuq”.

“Përballjet me Arsenalin janë gjithmonë speciale. Ata janë kryesuesit e kampionatit dhe na vunë në vështirësi, sidomos në 20 minutat e para. Por treguam karakter, u rikthyem në lojë dhe të shënosh golin e fitores në fund në një stadium si ky është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Maguire.

Ai vlerësoi ndikimin e Michael Carrick, i cili sipas tij ka sjellë energji të re dhe ka forcuar frymën e grupit, si edhe theksoi rëndësinë e alternativave nga stoli. Maguire veçoi Matheus Cunhan, i cili sërish bëri diferencën pas aktivizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, mbrojtësi anglez pati edhe një mesazh për tifozët: “Këta tifozë e meritojnë. Kanë vuajtur shumë vite dhe këto fitore janë shpërblimi i tyre.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?