Maguire zyrtarisht i United: Mundësi e jashtëzakonshme për mua!
Tashmë nuk ka më asnjë dilemë: Harry Maguire është mbrojtësi më i ri i Manchester United. Jo vetëm kaq, por anglezi është bërë edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori pas transferimit për shifrën e 93 milionë eurove për në “Teatrin e Ëndrrave.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur kontratë 6-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër. United ka paguar 10 milionë paund më shumë se Liverpool, kur bleu Virgil van Dijk. Maguire është blerja e dytë më e shtrenjtë në Angli, pas Paul Pogba që u ble për 105 mln euro, po nga M.United.
“Jam i lumtur që kam nënshkruar për këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time në Leicester dhe do të doja të falënderoja të gjithë në klub, dhe tifozët, për mbështetjen e tyre fantastike gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë, kur Manchester United vjen duke trokitur në derën tuaj, është një mundësi e jashtëzakonshme.
Jam i ngazëllyer për vizionin dhe planet që ai ka për ekipin. Është e qartë që Solskjaer po ndërton një ekip për të fituar trofe. Tani po pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të filloj sezoni”, deklaroi mbrojtësi në fjalet e para si lojtar i United.