Maignan drejt rikuperimit për derbin ndaj Interit, ja situata te kuqezinjtë

Mike Maignan me shumë mundësi do të jetë gati për derbin. Portieri i Milanit u dëmtua në Champions duke shqetësuar të gjithë, por ekzaminimet e fundit mjekësore tregojnë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze

Trajneri i kuqezinjve, Fonseca do e grumbullojë për ndeshjen me Interin. Maignan është një element i rëndësishëm për skuadrën, teksa prej vitesh ka dhënë një kontribut të çmuar.

Në këtë sezon, 29-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje. Sa i takon situatës së lojtarëve të tjerë në prag të derbit, asnjë problem për Calabria, i cili do të jetë gjithashtu i gatshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?