Makina humb kontrollin në Shkodër dhe përplaset me murin e një shtëpie, 4 të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik, ku një 29-vjeçar duke drejtuar makinën e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasoja janë plagosur 4 persona, pasagjerë në mjetin që drejtonte i riu, të gjithë familjarë të tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volksëagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

