Malaga refuzon ofertën e Espanyol-it për Keidi Baren

Keidi Bare duhet të shpëtojë Malagan nga kriza ekonomike. Prestigjiozja spanjolle “AS” shkruan sot se ekipi andaluz e ka nxjerrë në treg futbollistin e Kombëtares Shqiptare, por do ta shesë vetëm nëse vjen oferta e duhur për të.

Në fakt, oferta e parë për 22-vjeçarin kuqezi ka mbërritur në zyrat e Malagas, por është refuzuar. Espanyoli, tashmë i rënë në LaLiga2, ka ofruar më pak se dy milionë euro për kartonin e mesfushorit, shifër e cila nuk është bindëse për drejtuesit e Malagas.

Klubi “La Rosaleda” duhet të rregullojë bilancin, por kurrsesi nuk dëshiron të nxitohet në bisedimet për futbollistin me origjinë nga Lushnja. Nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të arrihet marrëveshja.

SHKARKO APP