Malaga shkarkon trajnerin për shkak të një video me “pullë të kuqe”
Malaga shkarkon trajnerin Victor Sanchez për shkak të një video skandaloze të shpërndarë në rrjetet sociale. Klubi spanjoll konsideron se 43-vjeçari “ka dëmtuar imazhin e klubit me sjelljet e tij jashtë aktivitetit sportiv”.
Drejtuesit andaluzianë kanë emëruar përkohësisht Sergio Pellicer në krye të ekipit, i cili deri tani ka mbajtur detyrën e teknikut të Malaga B. Policia spanjolle po vazhdon hetimet në lidhje me videon teksa Sanchez pretendon se i është cënuar privatësia.