Maldini: Donnarumma portieri më i mirë në botë, Milani e ka detyrim ta mbajë
Rinovimi me Gigio Donnarumma është një nga çështjet që duhet të zgjidhë Milani. Kontrata e portierit të talentuar përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe kjo verë është decizive për të ardhmen e tij.
Paolo Maldini, legjenda e klubit italian, njëkohësisht drejtori teknik i Milanit, e cilëson 21-vjeçarin si portierin më të mirë në botë dhe shpreson që të arrihet sa më shpejt firmosja e kontratës së re.
“Ne kemi detyrë për t’u përpjekur që të mbajmë Donnarumman. Mendoj se ai është një simbol i Milanit, gjithashtu edhe portieri më i mirë në botë. Ibrahimovic? Situata e Zlatan ndryshon me të Gigios“, deklaron drejtori teknik i Milanit.