Maldini: Ky Milan është pa ideale, duhet respektuar historia e këtij klubi

Gjashtë muaj pas shkarkimit nga Milani, Paolo Maldini, në një intervistë të publikuar nga Repubblica, nuk i kurseu kritikat për lojtarët dhe drejtuesit.

“Sot jeni në krye, por ju lutemi respektoni historinë e Milanit”, ishte mesazhi i tij i parë”.

“Divorci? Cardinale më tha që Massara dhe unë jemi pushuar nga puna, duke e justifikuar me marrëdhëniet e këqija me Furlanin dhe duke shtuar një shaka për gjysmëfinalen e Champions League të humbur kundër Interit. Me të, në një vit vetëm një chat dhe katër mesazhe. Më kërkuan të përgatisja një plan për të fituar Champions League. E bëra me Massaran dhe një mik konsulent, e dërgova por nuk më dhanë kurrë përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duheshin shumë takime për Ibrahimovicin, De Ketelaere më kundërshtoi, por për një djalë kaq të ri, shkalla e dështimit është e lartë. Leao, Bennacer dhe Theo, nuk e donin atë. Messi? Ai ishte i lirë pas Barcelonës, por mbeti një ide, sepse Leonardo më tha se PSG ishte përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Furlani më tha një buxhet të ulët për këtë sezon, por pas largimit tim ai u dyfishua. Pioli? Ai duhet falënderuar, por dhënia e detyrave që janë përtej vullnetit të tij, vetëm e bëjnë atë gjithnjë e më të vetmuar”, deklaroi Maldini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?