Maldini paralajmëron Piolin: Të gjithë jemi të varur nga rezultatet!
Humbja ndaj Interit në kampionat ishte një goditje e rëndë për Milanin, që do të jetë e impenjuar në një tjetër ndeshje shumë të vështirë në Kupën e Italisë kundër Juventusit. “Një objektiv i rëndësishëm”, kështu e ka përshkruar këtë ndeshje drejtori teknik, Paolo Maldini.
“Kupa e Italisë është një dy objektivat sezonal, që mund të na dërgojë direkt në Europë. Do të luajmë ndaj një skuadre që ka dominuar në vitet e fundit në Itali. Stadiumi do të jetë i mbushur plotë, tifozët na kanë qenë gjithmonë pranë.
Pioli ka bërë një punë të mirë me të rinjtë që kemi në ekip, por që duhet ta pranojmë se janë pak të shumtë dhe shpesh tregojmë mungesë eksperience. Në derbi bëmë një pjesë të parë perfekte, ashtu si asnjëherë më parë, ndërsa në të dytën nuk ditëm të menaxhojmë avantazhin. Kemi marrë Ibrën dhe Kjaer, për të sjellë eksperiencë, por nuk mjafton për t’i rritur më shpejt këta djem.
Pioli, ashtu si të gjithë ne, jemi të varur nga rezultatet. Tani jemi të përqendruar të bëjmë mirë deri në fund dhe më pas do të ulemi e të bëjmë vlerësimet për të ardhmen. Kam lexuar për Rangnick si një opsion, por si përgjegjës teknik mund të them me sinqeritet që nuk më duket i përshtatshëm për pankinën e Milanit”, u shpreh Maldini.