Mallorca shokon Atleticon me përmbysje, Reali ka shansin të arratiset (VIDEO)

Atletico e Madridit surprizën të gjithë duke pësuar një humbje të befasishme në shtëpi 1-2 ndaj Mallorcës. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone vuajti jo pak për të zhbllokuar ndeshjen, por ia doli të marrë avantazhin me anë të brazilianit Cunha në minutën e 64-t.

Në minutën e 80-të miqtë gjetën golin e barazimit me anë të Russo, ndërsa në shtesë ishte japonezi Kubo që gjeti edhe golin e dytë, duke vendosur heshtjen në “Ëanda Metropolitana”.

Me këtë humbje Atletico mbetet në kuotën e 29 pikëve, plot 7 më pak se Reali kryesues, që do të luajë në mbrëmje ndaj Real Sociedad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?