Man. City rikthehet te fitorja, “prek” titullin
Ajo humbje me Leeds në “Etihad” ishte aksident dhe Man. City rinis menjëherë marshimin drejt titullit kampion në Premier League. Djemtë e Guardiolës pas zhurmës së SuperLigës shkëlqejnë sërish në fushë duke mposhtur një rival të fortë si Aston Villa me rezultatin e ngushtë 2-1. Që në minutën e parë, vendasit ndëshkuan Citizens me golin e McGinn por Phil Foden (lojtari më në formë aktualisht te City), barazoi menjëherë në 22’ teksa në 40’ e përmbysi rezultatin Rodri.
Dalja me të kuq e Stones në fund të pjesës së parë ja bëri të vështirë lojtarëve të Guardiolës ndeshjen por deri në 90’ arritën ta menxhonin rezultatin ku edhe mund të shënon sërish por gjithçka u mbyll 2-1 dhe Man. City tani është +11 ndaj rivalëve të Man. United në krye.
Ndërkohë Tottenham me Ryan Mason në stol për herë të parë u rikthye te fitorja, sukses që I rikthen edhe shpresat për t’u kualifikuar në Champions League. Në shtëpi përballë Southampton, ish skuadra e Mourinhos triumfoi me përmbysje 2-1 me Bale dhe Son që përmbysën në pjesën e dytë golin e shënuar nga Danny Ings në 30. Ky sukses ngjit Spursat në vendin e 6 me vetëm 2 pikë larg Chelseat që mban vendin e 4 dhe automatikisht kualifikimin në Champions League.