Manaj flet pas golit: Fitore që vlen sa për 9 pikë, e prisnim me padurim
Rei Manaj arriti të shënonte në duelin e sotëm kundër Cagliarit, golin e katërt sezonal. Pas ndeshjes, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka folur për mediat italiane duke treguar emocionet e golit dhe të fitores.
“Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim. Vinim nga 4 humbje radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme që të merrnim pikë. Ishte një sfidë që vlente 9 pikë, por tani duhet të jemi të përqendruar për sfidën e ardhshme. Skuadra bëri një ndeshje pozitive, gjetëm rrjetën dhe morëm 3 pikë. Duam ta arrijmë objektivin për të qëndruar në Serinë A.
Duhet t’u jemi mirënjohës tifozëve që na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur kemi humbur ndeshjet. Ne japim 100% në fushën e lojës për ta. Duhet të shohim ecurinë e Spezias dhe nuk na interesojnë aspak skuadrat e tjera”, tha Manaj.
KOHA JONË SONDAZH

