Manaj gjen sërish golin te Barcelona, por në portën e ekipit të tij (VIDEO)

Rey Manaj po kalon një formë të mirë te skuadra e dytë e Barcelonës, teksa në javët e fundit ka qenë protagonist, por këtë herë jo për mirë.

Sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar në portën e Barcelona B në ndeshjen ndaj Ibiza. Bomberi i kombëtares nuk arriti të koordinohet mirë dhe devijimi i tij me kokë përfundoi në rrjetë.

Një gabim i sulmuesit të kombëtares sonë, që po kushtoi humbjen 2-1 ekipi të tij. Manaj ka shënuar plot 9 gola për Barcelona B këtë sezon dhe është bomberi kryesor i katalanasve.

 

SHKARKO APP