Manaj i pafat, dëmtohet në palestër para nisjes së stërvitjes

Rei Manaj i është bashkuar stërvitjes së Albacetes, pasi luajti me kombëtaren tonë. Gjithsesi sulmuesi i talentuar nuk ka qenë shumë me fat, pasi është dëmtuar menjëherë në palestër.

 

A ka pasur një problem në këmbën e djathtë, teksa në orët në vijim pritet që të përcaktohet edhe shkalla e dëmtimit, por më shumë mundësi pritet që të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Mirandës.

E vërteta është se këtë sezon, sulmuesi nuk ka pasur shumë fat, pasi disa javë më parë u dënua nga klubi për arsye disiplinore. Rei Manaj është një nga elementët kryesor të Albacetes, teksa së fundmi ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024. Manaj ka luajtur këtë sezon vetëm në 7 ndeshje, me një total prej 450 minutash, duke realizuar vetëm dy gola. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP