Manaj në sulm me Messin dhe Agueron, Koeman kërkon që të mos shitet sulmuesi shqiptar
4 golat me ekipin e parë të Barcelonës në 69 minuta në total, kanë bërë që karriera e Rey Manajt të parë një tjetër drejtim te Barcelona.
Klubi blaugrana e kishte futur sulmuesin mes futbollistëve në shitje, por duket se trajneri Koeman ka mbetur i impresionuar nga forma e sulmuesit shqiptar. Griezmann, Coutinho dhe Braithëaite janë drejt largimit dhe në skuadër do të mbetej vetëm Aguero si sulmues qendre.
Duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi pykë, gjë që Manaj e bën shumë mirë.
Mediat spanjolle shkruajnë se Koeman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër. Manaj krahasohet me Agueron.