Manaj në super formë, shënon dopietë në Superligën Turke (VIDEO)

Rey Manaj është kthyer nga dëmtimi dhe duket në formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Kombëtares, realizoi dopietë në Superligën turke me fanellën e Sivasspor, në sfidën e fituar 3-2 ndaj Hatayspor.

Futbollisti lushnjar, ishte protagonist absolut në këtë takim, duke i siguruar skuadrës së tij 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Manaj zhbllokoi takimin në minutën e 43-të, duke shënuar me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit. Miqtë barazuan në fund të pjesës së parë, ndërsa përmbysën rezultatin në të dytën.

Manaj ishte sërish vendimtar, duke barazuar shifrat në minutën e 73-të me një penallti, për t’i hapur rrugë fitores së Sivasspor, që shënoi edhe një herë me Camara. Me dy golat e sotëm, shqiptari shkon në kuotën e tre golave në Superligën turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?