Manaj: Nuk e kishim mendjen te Franca, na ndëshkuan me dy raste

Sulmuesi Rey Manaj ja ka faturuar barazimin fatit dhe gabimeve në mbrojtje ndaj Andorrës.

 

“E dinim që nuk do të ishte e lehtë. Gabuam në ato dy gola por janë gjëra që ndodhin. Shënuam dhe besoj se në fund luanim me topa të gjatë dhe nuk na doli loja. E kishim mendjen te Andorra dhe donim rekordin e pikëve dhe për t’i treguar të gjithëve se kemi ndryshuar. Ky është një hap pas dhe kemi mundësinë që të bëjmë tjetër paraqitje.

Duket sikur kanë faj mbrojtësit pasi aksioni kaloi nga sulmi në mesfushë. Duhet edhe mbrojtësit të bëjnë punën e tyre dhe në këto ndeshje kemi luajtur si ekip dhe kemi bërë shumë mirë.

Ata vetëm dy herë shkuan në portën tonë dhe shënuan dy herë. Ne e kemi bërë lojën dhe kemi rrezikuar”, tha Manaj.

SHKARKO APP