Manaj prezantohet te Spezia: Mund të kisha qëndruar te Barcelona, por …
Rey Manaj ditën e sotme ka nisur aventurën te skuadra e Spezia-s, teksa ka bërë edhe prezantimin në një konferencë për shtyp. Sulmuesi sqaroi arsyet e largimit nga Barcelona, ndërkohë që zbuloi se kualifikimi për në Botëror me Shqipërinë do të ishte një ëndërr për të.
“Mund të kisha qëndruar te Barcelona, por më pëlqen kjo sfidë, shpresoj të ndihmoj Spezia-n që nga ndeshja e ardhshme. Barça është një nga skuadrat më të forta në botë, por kam vënë re se sa më shumë të rritet niveli aq më të përulur janë njerëzit, ne të rinjtë duhet të mësojmë nga kjo
Seria A është një nga kampionatet më të vështira, duhet të punojmë të gjithë bashkë për të siguruar mbijetesën që është një objektiv i vështirë, por jo i pamundur”.
Botërori me Shqipërinë? Do të ishte historike. Kemi një grup të bukur, me një trajner me eksperiencë si Reja, do të ishte një ëndërr dhe një pikat më të larta të karrierës sime do të ishte Kupa e Botës. Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme me Hungarinë dhe Poloninë, nëse fitojmë mund të shkojmë në play-off”, deklaroi Manaj.