Manaj rikthehet te Barcelona dhe i dërgon një mesazh tifozëve të Spezias

Rey Manajt i ka përfunduar periudha e tij e huazimit te Spezia, teksa tashmë do të kthehet në “Camp Nou” te Barcelona B.

Sulmuesi në këtë sezon në Seria A arriti të gjente rrugën e rrjetës në 5 raste, teksa shuma që kërkonte klubi katalanas për ta lënë të lirë 25-vjeçarin ishte 2.7 milionë.

Manaj ka lajmëruar largimin nga ekipi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat. Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”, shkruan Rey Manaj, i cili do të rikthehet te Barcelona B.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?