Manaj shënon golin e dytë në Seria A, nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)
Sporti E Hënë, 7 Shkurt 2022 23:27
Rei Manaj gjen një tjetër gol Serinë A. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1, në transfertën që Spezia luajti ndaj Salernitanës, të barazuar në fund 2-2.
Manaj barazoi në minutën e 12, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ky ishte goli i dytë në Serinë A për sulmuesin nga Lushnja.
KOHA JONË SONDAZH

