Manaj transferohet në Kinë, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon
Rey Manaj ka vendosur të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez. Sulmuesi shqiptar ka pranuar ofertën e klubit Zhejiang, me të cilin ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare.
28-vjeçari do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset, çka e bën një nga afrimet më të bujshme të Zhejiang në këtë merkato. Pas eksperiencës pozitive te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u shqua për gola dhe paraqitje të qëndrueshme, Manaj zgjedh të vazhdojë karrierën jashtë Evropës.
Klubi kinez synon të rrisë fuqinë sulmuese dhe objektivat sportive, duke u mbështetur te përvoja ndërkombëtare e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Edhe pse emri i Manajt ishte lidhur me një rikthim të mundshëm në Turqi, vendimi final ishte të pranojë sfidën e re në Azi, duke hapur një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.
KOHA JONË SONDAZH

