Manaj vendimtar te Spezia, me të në fushë fitojnë 1.21 pikë për ndeshje
Me të në fushë, Spezia merr 1.21 pikë për ndeshje. Po flasim për Rey Manaj, i cili nga statistikat, ka përmirësuar ndjeshëm rendimentin e skuadrën sa herë që është preferuar për të luajtur nën drejtimin e Thiago Motta-s.
Në 14 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës, por futbolli është një sport kompleks që ka një sërë komponentësh. Me të në fushë ekipi “siguron” 1.21 pikë për ndeshje. Kur ai mungon, mesatarja bie në 1.17 pikë, ose 1.07 pikë.
Rei Manaj është një futbollist që bën diferencën në fushë, jo vetëm duke shënuar. Ndërkohë që në listën e lojtarëve që kanë patur impaktin më pozitiv ndiqet nga Kiwior (1.17), Provedel (1.07), Nzola (1.07) dhe Erlic (1.07).