Manaj zyrtarizohet te Barcelona, klauzolë 50 milionë euro për largimin

Rei Manaj është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës B dhe njoftimi ka ardhur nga vetë klubi. Marrëveshja me Albaceten është arritur për shifrën e 700 mijë eurove. Kontrata është nënshkruar deri në 30 qershor të vitit 2023.

Sa i përket klauzolës së largimit, Manaj mund të largohet për 50 milionë euro. Sulmuesi shqiptar shpreson për të realizuar ëndrrën e madhe të ekipit të parë pas dëmtimit të Suarez dhe faktit se trajneri i ri i katalanasve ka politikën e ndjekjes së lojtarëve nga të ekipi i dytë, por për momentin do të jetë te Barcelona B.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?