Mançester Junajtid i mjafton Uejni Runi, nesër Arsenal-Liverpul
Mançester Junajtid i mungoi sulmuesi holandez Robin van Persi, i dëmtuar, ndaj Sunderland, por mjaftoi Uejni Runi, për të gjetur fitoren e shumëpritur në ndeshjet e javës së 27- të Permier Ligës. Rooney shënoi dy gola në pjesën e dytë, falë edhe një 11-metërshi, duke çliruar Djajtë e Kuq, që humbën një javë më parë me Suensi dhe rrezikonin pjesëmarrjen në Champions League. Ues Braun shkaktoi faull në zonë dhe u ndëshkua me karton të kuq, në momentin e 11-metërshit, në 64’, duke e bërë më të lehtë fitoren e Mançester Junajtid. Dy ekipet kryesuese, Çelsi e Mançester Siti, për shkak të impenjimeve në “League One” dhe Champions League, nuk i zhvillojani këtë javë ndeshjet e Premier League, ndërkohë që të djelën do të luhet sfida kryesore e kampionatit anglez të kësaj jave mes Arsenalit dhe Liverpulit. Pas humbjes sw ndeshjes sw parw pwr njw vend nw çerekfinale të Champions me Manokon, 1-3, Arsenali i Arsen Venger do të kërkojë fitoren pwr tw rritur shanset që edhe sezonin tjetër të jetë pjesëmarrës në kompeticionin më prestigjioz për klube në kontinent. Pas javës së 27-të, Mançester Junajtid është ngjitur në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Arsenali ka 48 pikë, kurse Liverpuli 45 pikë. Çelsi kryeson kampionatin anglez me60 pikë dhe Mançester Siti ndodhen në vend të dytë me 55 pikë, por katër ekipet e fundit kanë një ndeshje më pak se Junajtid.
Premier League
Java e 27-të-Dje
Uest Hem- Cristale P. 1-3
Burnley-Suansea 0-1
Manch U-Sunderland 2-0
Njukasëll-Aston Vila 1-0
Stoke-Hull 1-0
UBA-Sothampton 1-0
KOHA JONË SONDAZH

