Manchester City bën gati 110 milionë euro për mbrojtësin që po shkëlqen te Kroacia

Manchester City ka bërë një ofertë për Josko Gvardiol, një nga futbollistët më të spikatur në Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë.

Siç raportohet nga Footmercato, propozimi i klubit anglez mund të rritet në 110 milionë euro dhe përfshin 20% në shitjen e ardhshme. Synimi është bllokimi i mbrojtësit në dimër dhe më pas transferimin e tij në fund të sezonit nga Leipzig.

Guardiola tashmë ka folur me të për transferimin e mundshëm dhe projektin e klubit, ndërkohë që dhe klubet kanë pasur takim mes tyre për të diskutuar për detajet e marrëveshjes. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP