Manchester City bën gati 50 milionë euro për mbrojtësin brazilian të Romës
Manchester City hidhet në sulm për Wesley dhe është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e verës. Sipas portalit brazilian Netfla, klubi anglez është “i magjepsur” nga talenti brazilian dhe po përgatit një ofertë që mund të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.
Roma sipas medieve italiane, do të marrë në konsideratë vetëm oferta shumë të larta, duke konfirmuar rëndësinë që Wesley ka në projektin teknik dhe vlerësimin e madh në tregun ndërkombëtar.
Interesimi i Manchester City-t konfirmon rritjen e vazhdueshme të Wesley-t dhe pritet që vera të jetë vendimtare për të ardhmen e tij, me gjigantët europianë gati të hyjnë në garë për firmën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

