Manchester City bën gati super ofertën për të rrëmbyer Kane!
Harry Kane pritet të largohet nga Tottenham gjatë kësaj vere. Kapiteni dhe goleadori anglez, ka vendosur të nisë një aventurë të re.
Në Francë e pret Mauricio Pochettino, të cilin e ka pasur për pesë vite trajner tek ekipi londinez. Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për majën e sulmit dhe “Cityzens” do të paraqesin ofertën e tyre finale.
Mediat angleze shkruajnë se kampionët e Anglisë do të ofrojnë 100 milionë paund për 27-vjeçarin. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy kërkon 50 milion paund më shumë, por City ka vendosur këtë çmim për kartonin e lojtarit.