Champions League/ City dhe Reali me një këmbë në çerekfinale, fitojnë sfidat e para

Faza e 16-ve të Champions League nis pa surpriza, me dy favoritet Manchester City dhe Real Madrid që hedhin një hap drejt çerekfinaleve. Los Blancos morën një fitore shumë të vështirë 1-0 në transfertën ndaj Leipzig.

Duelin e sotëm e vendosi një super gol i shënuar nga Brahim Diaz, i cili me një veprim shumë të bukur individual, shmangu disa kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin në trekëndësh. Më pas rezultati nuk do të ndryshonte më, teksa skuadra e Ancelottit ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Manchester City ndërkohë fitoi 3-1 në transfertën ndaj Copenhagen. De Bruyne zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por vendasit do të barazonin në minutën e 34-t me Mattson. Bernardo Silva ndërkohë do të rikthente kampionët në fuqi në avantazh në shtesën e pjesës së parë. Ekipi i Guardiolës do të realizonte golin e tretë me Foden në fundin e duelit. /R.Lika-Koha Jonë/

https://twitter.com/i/status/1757512025628917856

 

SHKARKO APP