Manchester City fikson shifrën për të lënë të lirë Sterling në merkato
Manchester City ka fiksuar çmimin për të lënë të lirë Raheem Sterling. Sipas raportimeve nga gazeta “Marca”, “qytetarët” e vlerësojnë 26-vjeçarin 80 milionë euro.
Sterling aktualisht është në një situatë të vështirë në Manchester, pasi ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Pep Guardiolës, madje thuhet se ka mosmarrëveshje serioze mes të dyve.
Kontrata e Raheem Sterlingut me Manchester City-n përfundon në qershor 2023, që e vendos klubin anglez në vështirësi, pasi mund të largohet me parametër zero, nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët muajt e ardhshëm.
Klubi katalanas gjithsesi nuk duket i gatshëm për të investuar një shifër të tillë ndaj dhe po shqyrton edhe mundësinë për të transferuar Daniel Olmon nga skuadra e Leipzig.