Manchester City firmos marrëveshje rekord me Puma, 1 miliard euro deri në vitin 2035

Manchester City, një nga klubet më të pasura në botën e futbollit, pritet të bëhet edhe më i fuqishëm ekonomikisht pas rinovimit të marrëveshjes me sponsorin teknik Puma. Sipas asaj që raporton The Guardian, kontrata e re do t’i sjellë klubit anglez plot 100 milionë euro në vit deri në vitin 2035, për një total prej 1 miliard eurosh – një shifër rekord në historinë e sponsorëve teknikë.

Ky akord i ri e zëvendëson marrëveshjen aktuale që ishte në fuqi deri në vitin 2029 dhe përfaqëson një rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave për kampionët e Anglisë.

Lajmi për partneritetin e zgjeruar është bërë publik nga vetë Manchester City përmes kanaleve zyrtare, ndërsa detajet mbi shifrat janë zbuluar nga prestigjiozja britanike The Guardian. Marrëveshja e re e vendos City-n ndër klubet më të përfituara financiarisht nga sponsorët në nivel global.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?