Manchester City fiton me “manita” ndaj Newcastle dhe shkon +3 nga Liverpooli (VIDEO)
Manchester City hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit në Premier League, duke përfituar nga ndalesa e Liverpoolit, që një ditë më parë barazoi 1-1 përballë Tottenhamit.
“Qytetarët” fituan thellë 5-0 ndaj ndaj Newcastle dhe tashmë shkojnë në kuotën e 86 pikëve, 3 më shumë se Liverpooli. Skuadra e Pep Guardiolës i dha drejtim të pakthyeshëm sfidës që në minutën e 19 me golin e Sterling, ndërsa në të 38-tën dyfishoi Laporte.
Rodri shënoi të tretin për vendasit në minutën e 61-të, për të ardhur më pas te dy finalizimet në kohën shtesë që mbajnë firmat e Foden dhe Sterling, me këtë të fundit që sigloi dygolësh.
Në tri javët e mbetura, Manchester City mund t’ia lejojnë vetes edhe një barazim për t’u shpallur kampion.
KOHA JONË SONDAZH

