Manchester City fiton me poker derbin ndaj United, vendosin dy dopieta (VIDEO)

Manchester City ka arritur një fitore të madhe në derbin ndaj United, duke ruajtur dhe kryesimin. Skuadra e Guardiolës do të fitonte 4-1 falë dopietave të De Bruyne dhe Mahrez.

Manchester City e nisi më mirë takimin dhe pas vetëm pesë minutash lojë zhbllokuan edhe takimin me anë atë Kevin De Bruyne. Një pasim i mirë në zonë nga Silva, gjeti të pa mbuluar belgun që e pati të thjeshtë. United vendosi ekuilibrat me Jadon Sancho. Pas një aksioni personal, anglezi gjeti cepin e portës me një goditje nga limitet e zonës.

Vetëm 6 minuta qëndroi ekuilibri me Kevin De Bruyne që kaloi sërish ekipin e Guardiolës në avantazh, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të vulosur gjithçka më pas mendoi Mahrez që shënoi edhe golin e qetësisë. Harkimi i De Bruyne nga këndi shkoi drejt e në këmbët e Mahrez që me një goditje fluturimthi shënoi një gol mjaft të bukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat e fundit të takimit, Mahrez i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm përballë portierit e çoi topin në rrjetë. City ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 6 më shumë se Liverpool i vendit të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?