Manchester City fiton me poker ndaj Southamptoni, Broja nuk gjurmë (VIDEO)
Manchester City ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola eliminoi në çerekfinale Southamptonin, duke e mposhtur thellë 4-1 brenda në “St. Mary’s Stadium”.
Sterling shënoi golin e parë që në minutën e 12-të, megjithatë në fundin e pjesës së parë skuadra e Southamptonit ishte me fat, kur Laporte devijoi drejt portës së tij një top të kthyer drejt qendrës nga një futbollist vendas.
Në minutën e 61-të Kevin de Bruyne shndërroi në gol një 11-metërsh, duke i dhënë sërish epërsinë City-t, që në minutat e fundit shënoi edhe dy gola të tjerë më autorë Foden dhe Mahrez. Armando Broja, hyri në fushë në minutën e 63-të në vend të Long, kur rezultati ishte 2-1, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë.
KOHA JONË SONDAZH

