Manchester City humbet De Bruyne, është infektuar me Covid-19

Lajme aspak të mira për Manchester City-in. Kevin de Bruyne ka rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa lajmin e ka dhënë trajneri Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Evertonit.

“Kevin ka rezultuar pozitiv me Covic në testimin që ka bërë në Belgjikë dhe do të qëndrojë 10 ditë në izolim. Duhet të jemi të vëmendshëm, njerëzit po vdesin nga Covidi, edhe të vaksinuar ndaj shpresojmë që të shkojnë gjërat mirë. Nuk ka shqetësim për ndeshjen, por për të si qenie humane”, deklaroi strategu spanjoll.

Periudha e ndeshjeve të Kombëtareve jo në pak raste ka sjellë probleme të shumta për ekipet e mëdha, që janë detyruar të humbasin yjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?