Manchester City mund me lehtësi United në derbi, super Haaland me dopietë (VIDEO)

Manchester City konfirmohet mbret në qytetin e tij, duke mundur rivalët e qytetit në shifrat 3-0. Derbi i shumëpritur u dominua nga skuadra e Guardiolës, që tregoi forcën e saj.

Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asist për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin e “qytetarëve”. City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë. Dy më pak se Tottenhami kryesues.

Skuadrae Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League dhe mban vendin e 8-të me 15 pikë.

SHKARKO APP